Të premten do të bëhet dezinsektimi hapësinor në territorin e komunës së Gostivarit

Maqedonia

Të premten do të bëhet dezinsektimi hapësinor në territorin e komunës së Gostivarit

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 18:08
Ilustrim

Komuna e Gostivarit, përmes një komunikate për Telegrafi Maqedoni, informon qytetarët, e me theks të veçantë mbarështuesit e bletëve, se të premten ( 4 Gusht – 2017) do të bëhet dezinsektimi në territorin e komunës së Gostivarit për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 21:00 deri në ora 01:00 dhe në orët e hershme të mëngjesit prej ora 03:00 deri në ora 06:00, vetëm në kushte të mira atmosferike, dhe në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

Në bazë të planit paraprakisht të përgatitur për dinamikën e aktiviteteve, dezinsektimi do të realizohet në këto lokacione:

– Lumi Vardar – në pjesën e fshatit Raven
– Kanali për ujitje në lagjen Maleardi
– Lagja Fazaneria – përgjatë kanalit për ujitje
– Lumi Jahorka në fshatin Forinë

Dezinsektimin do ta kryejë ndërmarrja e autorizuar për këtë lloj veprimtarie SH.T.P.SH DREAM-MS. Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar).

Luten bletarët që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e bletëve të tyre gjatë realizimit të dezinsektimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat