Osmani: Ligji për gjuhët sot në mbledhje të Qeverisë

Maqedonia

Osmani: Ligji për gjuhët sot në mbledhje të Qeverisë

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 21:00
Bujar Osmani

Qeveria planifikon ta mbyllë pjesën legjislative të Marrëveshjes kornizë dhe që sot në mboledhje të Qeverisë të kalojë Ligji për gjuhët, deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani pas takimit të sotëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Osmani për këtë e informoi dhe kërkoi mbështetje nga presidenti Ivanov. Për ligjin e ri për gjuhët, ai pret mbështetje edhe nga VMRO-DPMNE opozitare, me çka, sipas tij, do të arrihej konsensus politik dhe ndërinstitucional rreth kësaj çështje, transmeton MIA.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, siç konfirmoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të prezantohet Informata për implementimin e Marrëveshjes kornizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat