Zaev: Po punojmë në profesionalizimin e institucioneve, askush nuk do të ikë nga drejtësia

Maqedonia

Zaev: Po punojmë në profesionalizimin e institucioneve, askush nuk do të ikë nga drejtësia

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 21:16
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev është deklaruar për rastin e ikjes nga drejtësia të dy tashmë të akuzuarve Grujevski dhe Boshkovski. Ai nuk ka fajësuar askënd, por ka premtuar mos-përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

“Unë besoj se ne në Maqedoni çdo ditë me veprimet tona, pavarësisht nëse bëhet fjalë për vendime të gjyqësorit, vendimet e qeverisë, autoriteteve lokale, Parlamentit, çdo sferë e pushteteve në Maqedoni, ne bëhemi më të pjekur dhe më të matur. Por për fat të keq, duke mësuar nga gabimet.Unë shpresoj se gabimet do të jenë gjithnjë e më pak, sepse Maqedonia dhe të gjitha vendet tjera, kemi nevojë për gjyqësor të pavarur, i cili do të vendosë vetëm në bazë të Kushtetutës, ligjit dhe sipas bindjes së gjyqtarëve dhe jo ndryshe”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat