Seanca e Qeverisë, emërimi i drejtorëve në rend dite

Maqedonia

Seanca e Qeverisë, emërimi i drejtorëve në rend dite

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 08:03
Kuvendi i Maqedonise

Nga seanca e sotme qeveritare që mbahet në orët e pasdites priten disa ndryshime kadrovike në instancat kyçe të shtetit. Nga Qeveria konfirmojnë se para ministrave do të gjenden disa propozime për zgjidhje kadrovike, por nuk njoftohen hollësira për cilat institucione ose ndërmarrje shtetërore bëhet fjalë. Me kompaninë më të madhe shtetërore, ELEM edhe më tej udhëheq Hristian Mickoski, i cili prej dje është sekretari i ri i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së. Qeveria e Zaevit ende nuk ka emëruar drejtor të ri as në kompaninë e dytë shtetërore për elektro- energjetikë, MEPSO. Në seancën e sotme qeveritare do të shqyrtohet edhe gjendja e avancimit të vendit në integrimet e BE-së dhe në NATO si dhe informacioni për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat