Bullgaria dhe Maqedonia sot e nënshkruajnë marrëveshjen për fqinjësi të mirë

Maqedonia

Bullgaria dhe Maqedonia sot e nënshkruajnë marrëveshjen për fqinjësi të mirë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 08:54
Bojko Borisov dhe Zoran Zaev

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe kryeministri Zoran Zaev, sot dhe nesër do të jenë nikoqir të delegacionit shtetëror të Republikës së Bullgarisë që do ta udhëheq kryeministri, Bojko Borisov, njofton Portalb.mk.

Vizita zyrtare e delegacionit të lartë të Republikës Bullogarisë do të fillojë sot me ardhjen në Aeroportin e Shkupit, në ora 11:30 minuta.

Ceremonia zyrtare për mirëseardhje të kryeministrit Borisov dhe anëtarëve të delegacionit shtetëror të Bullgarisë, me nderime të larta ushtarake, do të mbahet përpara Qeverisë së Maqedonisë e cila do të fillojë në ora 12:15.

Në korniza të ceremonisë parashihet intonimi i himnit të Maqedonisë dhe Bullgarisë, raport i komandantit nga njësiti i gardës së nderit, përshëndetje të flamurit të Maqedonisë, defile nga njësiti i gardës ushtarake, përshëndetje nga ana e kryeministrit bullgar, por edhe prezantimin e delegacioneve të dy shteteve nga ana e kryeministrave Zaev-Borisov”, thuhet nga Qeveria e Maqedonisë.

Në ora 12:35 minuta është e paraparë takim tet-a-tet mes Zaevit dhe Borisovit, ndërkaq anëtarët e delegacionit të Maqedonisë dhe Bullgarisë do të kenë takim bilateral në ora 12:55.

Në ora 13:35 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nga ana e Zaevit dhe Borisovit, transeton Portalb.mk.

Si pjesë përbërëse e ceremonisë dhe e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim që do të shkruhet nga ministrat resor për Transport, gjegjësisht Energjetikë dhe Ekonomi, pastaj nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim mes Ministrisë së Transportit, Teknologjisë Informatike dhe Komunikimit të Bullgarisë dhe Ministrisë për Transport dhe Lidhje, për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe  lidhjes mes dy vendeve, por edhe nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në fushën e sjelljes e gazit në Maqedoni nëpërmjet Bullgarisë.

Agjenda e vizitës zyrtare të Qeverisë së Bullgarisë, vazhdon në ora 13:50 me deklarata për media nga ana e kryeministrave Zaev-Borisov.

Programi i vizitës së delegacionit nga Bullgaria vazhdon me takime punuese bilaterale me Ministri përkatëse nga të dy vendet.

Pasdite, nikoqir i delegacionit të lartë nga Bullgaria do të jetë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe presidenti, Gjorge Ivanov.

Më 2 gusht, ashtu siç është e paraparë, të dy delegacionet bashkërisht do të marrin pjesë në manifestimin Ilinden në kishën “Shën Spasi” në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat