Kundërshtarët e marrëveshjes me Bullgarinë

Maqedonia

Kundërshtarët e marrëveshjes me Bullgarinë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 11:31
Zaev Borisov

Analisti maqedonas Sotir Kostov ka komentuar marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ai thotë se Maqedonia nuk ka aspak nevojë për një marrëveshje të tillë.

“Është e vështirë që ne kemi përpjekje të përbashkëta me Bullgarinë, ne duhet të mbrojmë atdheun, kombin, shtetin, emrin, gjuhën, kurse ata janë në pozicion të mohojnë. Kjo marrëveshje është e imponuar dhe do të nënshkruhet nën kërcënime”, tha Sotir Kostov.

Ai shtoi se marrëveshja për fqinjësi të mirë më shumë i duhet Bullgarisë, kurse Maqedonia nuk ka aspak nevojë. A tha se nuk duhet të harrohet se kur marrëveshja ratifikohet dhe kur paraqitet në Kombet e Bashkuara – ajo atëherë detyron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat