Një grua po lufton për jetë pas aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë

Maqedonia

Një grua po lufton për jetë pas aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 14:25
ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Shkup- Tetovë, ndërsa si pasoj ka mbetur i lënduar një person.
Në aksidentin janë përfshirë makina “Shkoda” e drejtuar nga V.N (48) dhe “Golf 3” të cilin e ka drejtuar 22 vjeçari B.R nga Shkupi.
Me lëndime të rënda ka përfunduar bashkudhëtarja në makinë golf.
Gruaja me urgjencë është dërguar në spitalin “8 shtatori” dhe gjendet në rrezik për jetë, kanë njoftuar nga policia.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat