Nikollovski: Bujqit e rajoneve të goditura nga vërshimet pranuan 46 milionë denarë dëmshpërblime

Maqedonia

Nikollovski: Bujqit e rajoneve të goditura nga vërshimet pranuan 46 milionë denarë dëmshpërblime

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 18:00
Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra, Ljupço Nikollovski

Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra, Ljupço Nikollovski në deklaratën e tij për shtyp njoftoi se bujqit e rajonit në Singjeliq dhe Stajkovcë kanë pranuar një shumë prej rreth 46 milionë denarë për dëmet e pësuara nga vërshimet e vitit të kaluar.

Ky dëmshpërblim, sipas Nikollovskit, përfshin pjesën më të madhe të sipërfaqeve pjellore, të përgatitur sipas raportit për vlerësim dhe llogaritje të dëmeve dhe humbjes në të ardhura.

Me këtë pagesë, shtoi ministri, përfundon procesi i pagesave për të gjitha sipërfaqet bujqësore që pësuan dëme të mëdha materiale dhe bëhet plotësimi i premtimit se Qeveria reformatore në 100 ditët e para do të përfundojë kryerjen e pagesave si detyrime të shtetit ndaj qytetarëve të vet.

Vërshimet në fjalë, që kapluan rajonin e Shkupit ndodhën më 6 gusht të vitit të kaluar ku dëme pësuan mbi 5.000 shtëpi në fshatin Singjeliq dhe mbi 600 hektarë tokë pjellore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat