Stuhia e zjarrit nuk po ndalet

Maqedonia

Stuhia e zjarrit nuk po ndalet

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 20:42
Ilustrim

Zjarri që sot pasdite kaploi fshatin Orman të Shkupit, po përhapet drejt fshatrave fqinje, si fshati Vollkovë, duke vendosur në rrezik shtëpitë dhe banorët e fshatrave.

‘Nuk kemi çka të bëjmë, kaq kemi mundësi, nuk mjaftojnë as ekipet e as mjetet’- deklaroi Sokoll Mitrevski, kryetari i komunës Gjorçe Petrov.

Banorët e fshatrave, në panik dhe frikë thonë se për momentin janë duke bërë gjithçka në mundësi të tyre për tu ballafaquar me rrezikun e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat