OQM dënon nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë

Maqedonia

OQM dënon nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 21:22
Zoran Zaev dhe Bojko Borisov

Me një deklaratë për shtyp, Organizata Qytetare për Maqedoninë dënoi ashpër nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

‘Në këtë marrëveshje në asnjë pikë nuk përmendet populli maqedonas, dhe me këtë ne heqim dorë nga kujdesi dhe përkrahja për pakicën kombëtare maqedone në Bullgari. Sipas kësaj marrëveshje gjuha maqedone është kategori kushtetuese, por ne duam të rikujtojmë se ne, maqedonasit, kemi gjuhë edhe para se të kishim Kushtetutë’, thuhet në deklaratë.

Sipas kësaj partie, e cila paralajmëron se nuk do ta përkrahë ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend, prej sot kanë filluar falsifiket e historisë, me vetë fjalën e kryeministrit të Bullgarisë, Borisov se kryengritja e Ilindenit është shndërruar në kryengritjen e Preobrazhenit-Ilindenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat