Pesë vite burg për biznesmenin nga Maqedonia, e dëmtoi Gjermaninë miliona euro

Maqedonia

Pesë vite burg për biznesmenin nga Maqedonia, e dëmtoi Gjermaninë miliona euro

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 23:06
Foto nga gjykimi

Për shkak të punës ilegale, manipulimit me tatimin e vlerës së shtuar dhe të sigurimit shëndetësor, Gjykata gjermane e rrethit në Münster këtyre ditëve ka dënuar me burg afatgjatë pesë persona. I akuzuari kryesor, një shtetas 39-vjeçar maqedonas është dënuar me katër vite e nëntë muaj burg

Përmes themelimit të sipërmarrjeve fantazmë, punësimit ilegal dhe pagesës ilegale. sigurimeve u janë shkaktuar dëm prej rreth 2,3 milionë eurosh.

Gjatë seancës gjyqësore e cila ka zgjatur 27 ditë, të akuzuarit e kanë pranuar aktivitetin e tyre në një stil të madh, në periudhë dyvjeçare. Për këtë, dënimet edhe nuk janë shqiptuar aq ashpër.

I akuzuar kryesor, një 39-vjeçar, sipërmarrës nga Maqedonia i cili jeton në Münster, nëpër kantierë të shumtë në gjithë Gjermaninë kishte punësuar persona të shumtë nga Kosova dhe Rumania. Zyrtarisht, ai kishte lajmëruar vetëm punëtorë me orar të pjesërishëm, ndërsa në të vërtetë ata kanë punuar edhe deri në 60 orë në javë, ndërsa pagat i kanë pranuar nëpër zarfe në dorë, shkruan „wn.de“. Me dokumente të falsifikuara, ata gjithnjë e më shumë kanë paraqitur sipërmarrje fantazma, ndërsa udhëheqësit e ashtuquajtur të punës kanë manipuluar me çeçe për kinse punime të kryrera në një shumë prej 6,3 milionë eurosh. Gjykatësi ka konstatuar se fitimet normalisht që nuk janë tatimuar. Shtetasi maqedonas do të duhet të vuajë dënimin prapa grilave për pesë vite.

Të gjitha aktivitetet e tyre i ka vëzhguar një ekip prej 16 hetuesish, përmes përgjimeve telefonike dhe aktivitetetve tjera. Të akuzuarit kanë qenë në paraburgim qysh nga muaji janar i vitit të kaluar. Pasi në këto aktivitete kriminale, njëri nga ta ishte përfshirë vetëm sipërfaqësisht, ai është dënuar me kusht për 1,9 vite. Tre të tjerët janë dënuar midis 3,9 dhe 3,3 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat