Taravari paralajmëron 50 emërime të reja

Maqedonia

Taravari paralajmëron 50 emërime të reja

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 00:44
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari

Pas deklaratës së djeshme të zv.ministrit për Shëndetësi, Goce Çakarovski, se 33 institucione shëndetësore do të kenë drejtorë të rinj, sot ministri Arben Taravari korrigjoi duke thënë se deri në fund të këtyre ndryshimeve do të jenë gjithsej 50 emërime të reja dhe si hap i parë janë 4 drejtorët e rinj të emëruar sot.

Ministri Taravari thekson se ndryshimet në kuadrin udhëheqvs të klinikave do të vazhdojnë dhe paralajmëron 50 emra të rinj në krye të klinikave, duke pranuar se në lojë për këto pozita ka emra të shumtë, por nuk zbuloi emra konkret. Ai poashtu tha se nuk ka mosmarrëveshje partiake për emërimet e reja në klinika duke cekur se kriter kryesor gjithmonë qëndron profesionalizmi i kuadrit që konkuron për atë vend udhëheqës.

Qëkur Taravari është ministër i Shëndetësisë, janë ndërruar drejtorët e Klinikave të onkologjisë, neurokirurgjisë, kardiologjisë, toksikologjisë dhe klinikës për sëmundje të syve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat