Ish-ushtari i UÇK-së ka një porosi për Hazbi Likën

Maqedonia

Ish-ushtari i UÇK-së ka një porosi për Hazbi Likën

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 06:43
Bekim Azizi

Ish-ushtari i UÇK-së, Bekim Azizi përmes një letre publike i është drejtuar zv/kryeministrit Hazbi Lika, duke i thënë se si komandant Çela i UÇK-së nuk e di se çka do të ndërmarrë për të zgjidh statusin e UÇK-së.

“Pas 16 vjetësh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, zv. kryeministri Hazbi Lika, i ngarkuar për implementimin e MO, në pyetjen e gazetares për ligjin e invalidëve të luftës dhe dëshmorëve të UÇK-së, tha: “se duhet të ndërrmeret diçka, por çka duhet të ndërrmeret nuk jam i gatshëm ta them tani”! Zotëri, a edhe pas 16 vjetësh në pushtet dhe pas çdo premtimi në çdo fushatë se do sjellim ligjin e invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, që në fund të thuash se për momentin nuk kam përgjigje. Komandant Çela, kjo çështje nuk është e veshtirë sepse është pjesë e MO, por si duket ua paska zënë dera bishtin të gjithëve. Sa mirë i keni zgjedhur problemet tuaja ligjore, financiare e familjare duke u bërë milioner, kurse për familjet e dëshmorëve dhe invalidet e luftës çdohere gjeni arsyetime ligjore te pakuptimta, se pala maqedone nuk ka gatishmëri, kurse familjet e branitellave i gëzojnë të gjitha benefitet e mundshme, të rregulluara dhe garantuara me ligj.

Zotëri ministër dhe ish- komandant, ku mbeten premtimet, ku mbet amaneti i shokëve që u vranë në luftë dhe pas luftës, Komandant Kushtrimi, Hoxhën e të tjerëve. Gjithë ne që u rreshtuam pas jush edhe unë si invalid lufte bashkë me të gjithë invalidët dhe familjet e dëshmorëve ndjehemi të ofenduar dhe zhgënjyer nga këto politika të juaja dhe BDI-së.

Ju i keni lenë në harresë të gjithë shokët dhe invalidët, ushtarët e burgosur dhe familjet e dëshmorëve. Ju do ta kuptoni vetëm atëherë kur do të shkoni në histori të dënuar nga populli. Sinqerisht, uroj që kjo të ndodh sa me shpejt. Respekt dhe mirënjohje për kontributin e Hazbi Likës – Komandant Çela, por kjo që po bëni në politik na bënë të ndjehemi të turpëruar, ndonëse shpresat dhe pritjet tona nga ju personalisht kanë qenë shumë me të mëdha. Fundja nuk ka si të ndodh jashta urtësive që na kanë mësuar të parët tanë: Me cilin rri, si ai bëhesh. Lavdi dhe respekte të gjithë atyre që kanë flijuar dhe kanë dhenë për shqiptarinë, por çfarë mund të thuhet për ato që përfituan në kurriz të shqiptarëve.“, – ka shkruar, Bekim Azizi ish – ushtar i UÇK – së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat