“8 Shtatori” reagon për vdekjen e të burgosurit të Idrizovës

Maqedonia

“8 Shtatori” reagon për vdekjen e të burgosurit të Idrizovës

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 09:27
Spitali “8 Shtatori”

Spitali “8 Shtatori” ka reaguar ndaj shkrimeve në disa mediume për vdekjen e një të burgosuri, i cili ishte sjellur në gjendje të rëndë në spitalin “8 Shtatori”.

Nga spitali thonë që askush të mos luajë me jetën e njerëzve dhe të mos bëhen aktivitete propagandistike.

“Si institucion çdo herë do të angazhohemi për gjendjen shëndetësore të pacientëve. Theksojmë se pacienti K.V (46) është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore, me lëndime të rënda dhe me dokumente mjekësore se më herët është mjekuar nga depresioni i rëndë me elemente psikotike”, thonë nga “8 Shtatori”.

“Pas pranimit të pacieniti, personeli menjëherë ka filluar të reagojë, por ka qenë e kotë pasi ishte humbur shumë kohë më parë dhe ndjehemi keq që kemi humbur një pacientë”, shtojnë nga spitali.

Në fund nga spitali thonë se mediumet nuk duhet të bëjnë propagandë politike përmes rasteve të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat