Nuhiu premton përfaqësim të drejtë për shqiptarët në MPB

Maqedonia

Nuhiu premton përfaqësim të drejtë për shqiptarët në MPB

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 09:53
Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu

Shumica e policëve që do të pranohen në konkursin vijues, 360 prej tyre do të sistemohen në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup ndërsa 140 policët tjera do të sistemohen në Manastir, Ohër, Strumicë, Tetovë, Shtip, Kumanovë dhe Veles.

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, apeloi që deri të shtunën kur edhe skadon afati, policët e rinj të papunësuar të aplikojnë në konkursin për pranimin e 500 policëve. Ai garantoi se edhe në këtë konkurs do të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve.

“Do të theksoj se drejtuesit e Ministrisë së Brendshme kanë një qasje korrekte institucionale dhe afirmative në raport me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në fushën e punës dhe marrëdhënies së punës. Kriteret profesionale dhe përfaqësimi i drejt dhe adekuat do të jenë dy kushte kumulative që do të bëjnë edhe këtë konkurs të fundit për policë që të jetë në një vijë të simiestrisë me përcaktimet ligjore dhe kushtetutare të vendit”, tha për Alsat, Agim Nuhiu.

Përkrah konkursit të ri për pranimin e 500 policëve të rinj, MPB-ja akoma nuk ka zgjidhur statusin e 30 kandidatëve të cilët kishin kaluar trajnimin për policë në nga konkursi i kaluar dhe akoma janë të papunësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat