Deklarata e Prokurorisë rreth vrasjes së Dilaver Bojkut

Maqedonia

Deklarata e Prokurorisë rreth vrasjes së Dilaver Bojkut

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 11:30
Dilaver Bojku

Prokuroria publike e Strugës këtë mëngjes ka informuar se intensivisht janë duke u ndërmarrë masat dhe aktivitetet për gjetjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së Dilaver Bojkut-Leku, pronarit të restorantit Akua Blu në plazhin e Strugës.

“Prokurori publik kujdestar në Prokurorin Publike-Strugë, bashkë me ekipin e ekspertizës ligjore nga SPB-ja e Ohrit dhe SP të Strugës, dje ka kryer inspektim ligjor në vendngjarje ku ishte kryer vrasja e pronarit të restorantit. Sipas informacioneve paraprake, vrasjen rreth orës 17 e ka kryer një person i panjohur me armë zjarri, në tarrasën e restorantit Aqua Blue në Strugë. Nga vendngjarja janë marrë shenjat dhe ata menjëherë janë dërguar për inspektim të mëtejmë, kurse me urdhër të prokurorit publik, në trupin e të ndjerit është kryer obduksion.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Strugës.

Dje, në restorantin “Akva Blu” , me armë zjarri është qëlluar për vdekje Dilaver Bojku.

Bojku ishte në qendër të vëmendjes në vitin 2003, kur u arrestua për biznese të dyshimta, në radhë të parë për organizim të prostitucionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat