FETI me programe të modernizuara për vitin e ri akademik

Maqedonia

FETI me programe të modernizuara për vitin e ri akademik

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 14:09
Fakulteti për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike (FETI)

Fakulteti për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike (FETI) pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup, për vitin e ri studimor 2017/18 ka modernizuar programet në pajtueshmëri me trendet e reja në arsimin e inxhinierëve të elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit.

Dekani i FETI, Dimitar Tashkovski, thekson se i kanë ndjekur drejtimet e trupit ndërkombëtar për akreditim të institucioneve të arsimit të lartë nga sfera e tyre, ku janë theksuar dituritë dhe mjeshtërit themelore që sot duhet t’i posedojë një inxhinier modern i elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në FETI ka 650 vende për studentë fillestarë në vitin akademik 2017/18, prej të cilëve sipas konkursit, 440 janë me kuotë shtetërore, ndërsa 210 me bashkëfinancim.

Në dispozicion kanë shtatë programe studimore: elektroenergjetikë, automatizim dhe burime ripërtëritëse të energjisë, sisteme elektroenergjetike, elektroenergjetikë dhe menaxhment, inxhinieri sistematike kompjuterike, automatikë dhe robotikë, teknologji dhe inxhinieri kompjuterike, inxhinieri hardverike kompjuterike dhe elektroteknikë dhe telekomunikime dhe inxhinieri informacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat