Remenski: OBRM-PDUKM-ja bllokon Kuvendin me diskutime të kota

Maqedonia

Remenski: OBRM-PDUKM-ja bllokon Kuvendin me diskutime të kota

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 14:23
Deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Tashevska-Remenski

Deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Tashevska-Remenski, ka akuzuar deputetët e opozitës se me diskutime të kota bllokojnë ligjin për rrogën minimale dhe ligjin për punëtorët e falimentuar, me të cilët sipas saj, do të zgjidhej lufta ekzistenciale e qytetarëve.

“Qytetarët e Maqedonisë kërkojnë nga ju të ndaloni me bllokimin e Kuvendit, të largoheni nga fjalimet e panevojshme nga pika për shkarkimin e Zvrlevskit”, ju tha Remenski deputetëve të opozitës maqedonase.

Sipas saj, opozita nuk lejon rritje të pagës minimale nga 9 mijë në 12 mijë denarë për të cilin qeveria do t’i ndihmojë punëdhënësit në përmbushjen e këtij ligji.

Ajo shtoi se opozita me fjalime të kota ndalon që punëtorët e falimentuar të marrin 7 mijë denarë në muaj, mjete që do të ndahen nga buxheti i shtetit.

Ndërsa në lidhje me shkarkimin e Zvrlevskit, ajo tha se nuk do të zgjasë përgjithmonë, ndërsa pret që shkarkimi i tij të përfundojë këtë javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat