Bogoev: Dënimi për ish-truprojën e Gruevskit është skandaloz

Maqedonia

Bogoev: Dënimi për ish-truprojën e Gruevskit është skandaloz

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 15:53
Stefan Bogoev, kryetari i Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë.

“Vendimi me të cilin ish-truproja e Nikolla Gruevskit, Dejan Mitrevski – Urko është dënuar me dy vite me kusht, është skandaloz”, tha Stefan Bogoev, kryetari i Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë.

Sipas tij, vendimi është edhe një provë se subjektet e pushteti të kaluar akoma privilegjohen dhe janë mbi ligjin.

“Është e qartë që gjykatësit “svarovski” akoma punojnë në mbrojtje të krimit të regjimit të kaluar. Vendimi për dënim me kusht për kryerësin e veprës së rëndë kundër sigurisë në komunikacion, me pasoja me vdekje të një të riu, tregon se duhet lirim dhe profesionalizim urgjent të sistemit gjyqësor”, tha Bogoev.

Dejan Mitrevski – Urko para një dite u dënua dy vite burg me kusht (pra dënimi realizohet nëse ai në pesë vitet e ardhshme nuk bën vepra tjera penale), për shkeljen e një motoçiklisti një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat