Rreth një milion euro vlerësohen dëmet nga zjarret në Maqedoni

Maqedonia

Rreth një milion euro vlerësohen dëmet nga zjarret në Maqedoni

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Dëmi nga zjarret e verës në Maqedoni deri më tash vlerësohet të kapin shumën rreth një milion euro, ka bërë të ditur sot ndërmarrja shtetërore e pyjeve të këtij vendi.

Siç transmeton Televizioni Telma, që nga fillimi i korrikut janë regjistruar 56 zjarre, ndërsa janë djegur rreth 4.000 hektarë.

Analizat tregojnë se disa zjarre janë kurdisur, ndërsa disa tjera janë shkaktuar nga pakujdesia.

Policia e Maqedonisë ndërkohë ka zbuluar pesë persona të dyshuar për shkaktimin e qëllimshëm ose nga pakujdesia të zjarreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat