Arrestohet një person për publikimin e materialeve të përgjuara në Youtube

Maqedonia

Arrestohet një person për publikimin e materialeve të përgjuara në Youtube

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 08:20
Treshja e Prokurorise Speciale

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, mbrëmë është arrestuar një person me inicialet L.P, për shkak të publikimit të materialeve të përgjuara në rrjetet sociale.

Nga MPB thonë se personi po mbahet në stacionin policor me kërkesë të PSP-së, por për shkak se bëhet fjalë për procedurë parahetimore, nuk publikojnë informacione më të detajuara.

Në rrjetin Youtube nën kanalin “Nikolla Teslla” janë publikuar audio-inçizime private të personave të njohur në sferën e gazetarisë dhe politikës.

Sipas Nova TV, njëri që është ankuar në PSP për keqpërdorime të bisedave telefonike private është edhe gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat