Maqedonia humb 20 për qind të prodhimeve bujqësore për shkak të ruajtjes së papërshtatshme

Maqedonia

Maqedonia humb 20 për qind të prodhimeve bujqësore për shkak të ruajtjes së papërshtatshme

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 08:52
Ilustrim

Deri 20 për qind arrijnë humbjet e prodhimeve bujqësore në Maqedoni, për shkak të ruajtjes jo adekuate, thonë analizat e fundit të “Koalicionit rural”.

Në nivel botëror kjo lloj humbje e agro-biznesit arrin prej 5 deri 10 për qind.

“Çdo vit numër i madh i prodhimeve bujqësore “fundosen” për shkak të ruajtjes (magazinimit) joadekuate, në hapësira të improvizuara të cilat janë nën ndikimin e kushteve atmosferike. Kjo është njëra nga arsyet që detyron bujqit t’i shesin prodhimet me çmime më të lira ose t’i hudhin”, thuhet në analizë.

Ruajtja joadekuate e prodhimeve uvogëlon edhe cilësinë, me çka sjell edhe te ulja e çmimit.

“Ky është një nga problemet më të mëdha për bujqësinë në Maqedonisë, ndërsa më shumë i prek mollat, pjeshkët, dardhat, rushin, domatet, patatet”, thuhet më tej në analizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat