Qeveria vendosi për: tarifa e lirë e rrymës, dy ndërrime në çerdhe dhe kuzhina popullore

Maqedonia

Qeveria vendosi për: tarifa e lirë e rrymës, dy ndërrime në çerdhe dhe kuzhina popullore

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 09:15
Qeveria në mbledhjen

Qeveria në mbledhjen e fundit të mbajtur deri në orët e vona të natës ka miratuar disa vendime të rëndësishme.

Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë, ndërsa  theksua se Ligji për zbatimin e tarifës së lirë për furnizim me energji elektrike duhet të jetë ndër ligjet prioritare dhe se për këtë siç u nënvizua nuk ka pengesa për zbatim.

Gjatë mbledhjes qeveritare u shqyrtua informata për aplikimin e ndërrimit të dytë në institucionet publike për fëmijë – çerdhet për fëmijë në Maqedoni. Për këtë propozim, Qeveria angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të kërkojë mendime nga të gjitha palët që tangojnë këto institucione.

Qeveria vendosi edhe për projektin hapja e kuzhinave popullore që të zgjerohet në shumë komuna, të cilat duhet të angazhohen në implementimin e këtij projekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat