Raporti i DASH për liritë fetare në Maqedoni

Maqedonia

Raporti i DASH për liritë fetare në Maqedoni

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 09:16
Departamenti amerikan i Shtetit

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në kapitullin për Maqedoninë, raporti thekson se disa grupe fetare kanë raportuar se qeveria është duke favorizuar Kishën Ortodokse Maqedonase- kryepeshkopatën e Ohrit, duke theksuar se rasti për pastrim parash në të cilin ishte involvuar kreu i kryepeshkopatës është shtyer dy herë.

Raporti thekson se, Komuniteti mysliman ka njoftuar se Qeveria nuk u ka dhënë leje për ndërtimin apo rikonstruimin e xhamive.

Grupi më i madh mysliman në vend, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka përsëritur se qeveria ka vazhduar të përgjoj në mënyrë jo ligjopre liderët e saj.

Raporti thekson se ambasadori amerikane dhe përfaqësues tjerë të ambasadës janë takuar me përfaqësues  qeveritar dhe parlamentare, bashkësitë fetare si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile për të diskutuar lidhur me liritë fetare.

Departamenti amerikan i Shtetit nxori të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë. Raporti përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Në këtë raport analizohet në kapituj të veçantë edhe liria e besimit në Shqipëri dhe Kosovë, në të cilët theksohen probleme të ngjashme me të kaluarën.

Raporti vë në pah se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Megjithëse raporti flet me nota pozitive për harmoninë fetare në Shqipëri dhe qëndrimin e qeverisë ndaj besimeve të ndryshme, ai vë në dukje se është shënuar pak përparim lidhur me kthimin e pronave të institucioneve fetare. Qeveria ka trajtuar kërkesat e grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, megjithatë shumë raste mbeten ende të pazgjidhura.

Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e fesë, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik, duke krijuar pengesa për ta në kryerjen e punëve të tyre.

Raporti thekson se qeveria ka punuar me Bashkësinë Islame të Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe ka dënuar dëmtimet e objekteve fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat