OBRM-PDUKM: LSDM-ja me partizimin e “Tanec”, po bën masakër mbi kulturën

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja me partizimin e “Tanec”, po bën masakër mbi kulturën

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 11:32
OBRM-PDUKM

Cili është kualiteti i Stojançe Pavllovskit që të vendoset në krye të Ansamblit kombëtar të këngëve, valleve dhe lojrave “Tanec”? Cili është programi i Pavllovskit me të cilin u dallua nga kandidatët tjerë? Cili është vizioni i tij për ansamblin?

Këto pyetje sot para Ministrisë së Kulturës i parashtroi Vlladimir Atanasov nga radhët e OBRM-PDUKM-së. Ai gjithashtu shtoi se në çfarë është më i mirë Pavllovski se Zoran Xhorlev, violinisti i njohur maqedonas, vokalist dhe profesor, i cili deri tani ka kryer funksionin e drejtorit në “Tanec”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja hesht pasi nuk ka përgjigje për këto pyetje. Përgjigja e këtyre pyetjeve është dallimi mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së. OBRM-PDUKM-ja ka punësuar kuadro me përvojë dhe kompetent, ndërsa LSDM-ja vendos kuadro partiak dhe të paaftë”, tha Atanasov.

Ai shtoi se me emërimin e Stojançe Pavllovskit në “Tanec”, LSDM tregon se zhvillimi dhe përparimi i kulturës nuk është prioritet për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat