Pas administratës, me dy ndërrime do të punojnë edhe kopshtet e fëmijëve

Maqedonia

Pas administratës, me dy ndërrime do të punojnë edhe kopshtet e fëmijëve

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:15
Ilustrim

Qeveria ka propozuar të zbatohet puna në dy ndërrime në kopshtet e fëmijëve në vend. Për këtë propozim Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që ta njoftojë opinionin dhe të merr mendimin e tyre.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka për obligim që në çdo 6 muaj ta informojë Qeverinë për aktivitetet dhe progresin në: formimin e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve, numrin e fëmijëve që do të pranohen në qendrat për zhvillim të hershëm dhe numrin e edukatorëve që do të punësohen në këto qendra dhe për atë në qoftë se komunat e zgjedhura për projektin në fjalë kanë mjete në buxhetin e tyre për shpenzimet për funksionimin e këtyre qendrave.

Për momentin kopshtet punojnë vetëm me një ndërrim, por nevojat e shumicës është të zbatohet puna me dy ndërrime.

Në fillim të korrikut Qeveria solli vendim që nga 1 shtatori të zbatohet koha fleksibile e punës nga gjithë të punësuarit në drejtoritë shtetërore, ndërsa në disa institucione edhe puna me dy ndërrime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat