Qeveria angazhoi disa komuna të sigurojnë kushte për kuzhina popullore

Maqedonia

Qeveria angazhoi disa komuna të sigurojnë kushte për kuzhina popullore

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:46
Ilustrim

Disa komuna të vendit të sigurojnë kushte dhe hapësira për shpërndarjen dhe transportin e ushqimit në kuadër të projektit "Hapja e kuzhinave popullore", vendosi në mbledhjen e djeshme Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Pasi që i shqyrtoi dhe miratoi Informacionet për progres të Projektit "Hapje të kuzhinave popullore" për periudhën  janar-qershor 2017 me tekstin e ri të konkluzioneve, Qeveria në seancën e djeshme e angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të bëjë analizë të efektit nga funksionimi i kuzhinave popullore dhe në një afat prej 30 ditësh të propozojë modele për përmirësimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat