Ja cilat komuna shqiptare i synon Zaevi

Maqedonia

Ja cilat komuna shqiptare i synon Zaevi

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:52
Zoran Zaev

Pas shpalljes së datës për zgjedhjet lokale, lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev ka filluar mobilizimin për të garuar fuqishëm edhe në komunat e banuara me shqiptarë.

I inkurajuar nga votat e shumta  shqiptare në zgjedhjet e fundit parlamentare, Zaev synon të marrë ‘nën sundim’ edhe disa komuna shqiptare, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Sipas agjencisë,shënjestra e Zaevit  janë komuna e Studeniçanit, ku në zgjedhjet e fundit  LSDM-ja doli partia më e votuar, duke lënë mbrapa edhe partitë shqiptare.

Në fokus është edhe Komuna Haraçinës ku gjithashtu kjo parti u votua në mënyrë masovike nga shqiptarët.

Partia e kryeministrit maqedonas synon të marrë këshilltarë edhe në komuna tjera shqiptare. INA kujton se në zgjedhjet e fundit parlamentare, në Saraj partia e Zaevit ka fituar 2951 vota dhe është partia e tretë pas BDI-së me 6602 dhe Besës me 3327 vota.

Në Haraçinë, siç pritej, LSDM ka dalë partia me më shumë vota – 2052, ndërsa në Likovë fitoi 768 vota.

Në Çair (edhe në pjesën e Njësisë 1 dhe në 2), LSDM ka arritur të marrë 6641 vota shqiptare.

Edhe në Çuçer Sandevë, ku bënë pjesa Tanusha, Bllaca, Breza, LSDM ka dalë partia e parë me 2.108 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat