Reformatorët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë mbështetje nga simpatizantët dhe anëtarët tjerë të partisë

Maqedonia

Reformatorët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë mbështetje nga simpatizantët dhe anëtarët tjerë të partisë

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 14:25
OBRM-PDUKM

Shtabi republikan për reforma në OBRM-PDUKM sot ju bëri thirrje gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë që të mbështesin Deklaratën për reforma dhe demokratizim.

Siç njoftoi Ilija Ilioski nga iniciativa brenda partiake për reforma, Deklarata bazohet në parime për barazi, liri të shprehjes, zgjedhje të drejtpërdrejta, fshehtësi në vendosje, përgjegjësi individuale, integritet persona, cilësi dhe solidaritet brendapartiak.

“Mendojmë se këto janë parimet tek të cilat duhet të mbështetemi dhe t’i realizojmë në kuadër të partisë sonë. Tani është momenti të bashkohemi, t’i ndihmojmë OBRM-PDUKM-së, ta kthejmë shpirtin fitues, të drejtën e anëtarëve të vendosin, ta reformojmë punën dhe të korrim fitore të bindshme në zgjedhjet e ardhshme”, tha Ilioski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Ilioski tha se Shtabi republikan nuk e ka ndërmend të veprojë jashtë partisë me fraksione ose lista paralele në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Deklarata për reforma dhe demokratizim më 29 korrik është dorëzuar në Komitetin Qendror të OBRM-PDUKM-së, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat