Poposki-Bejli: Liria e mediave element kyç për një shoqëri demokratike

Maqedonia

Poposki-Bejli: Liria e mediave element kyç për një shoqëri demokratike

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 21:03
Robert Popovski dhe Xhes Bejli

Ministri pa resor i angazhuar për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie Robert Popovski sot u takua me ambasadorin amerikan Xhes Bejli, me të cilin, siç informojnë, kanë biseduar për angazhimet e Qeverisë së re në drejtim të transparencës, llogaridhënies së plotë dhe komunikimit të hapur të të gjithë institucioneve ndaj qytetarëve të vendit për të gjithë temat të cilat janë me interes publik.

Në takim, ministri Popovski i ka potencuar prioritetet urgjente të Qeverisë të orientuara drejt reformave në media të parapara në kuadër të planit 3-6-9 në drejtim të përshpejtimit të integrimeve euro-atlantike të vendit, ndërsa lidhur me transparencën e Qeverisë ndaj mediave dhe opinionit, ministri ka paralajmëruar brifingje javore me media të sektorit për Komunikime të cilët do t’i mbajë pas çdo seance të rregullt qeveritare me intencë që të njëjtit të bëhen të rregullt.

Përforcimi i rolit të trupave për vetë-rregullim është drejtimi i cili do ta hapë rrugën drejt profesionalizmit të rritur të mediave, theksoi Popovski në takim, thuhet në kumtesën nga Qeveria e RM-së.

Në takim vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe propozim Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, i cili për momentin është në fazë të debatit publik dhe priten vërejtjet dhe plotësimet nga ana e organizatave qytetare të cilët në mënyrë transparente janë përfshirë në proces, me ç’rast propozim-zgjidhja ligjore do të vendoset në rend dite të seancës së Qeverisë.

Në takim, gjithashtu, është biseduar edhe për gjendjen aktuale të radiodifuzerit publik, ndërsa ministri Popvski ka paralajmëruar se Qeveria do të bëjë analizë të gjendjeve dhe do të bëjë gjithçka që është në kuadër të mundësive ligjore që servisi publik të vazhdojë të punojë pa pengesë në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat