Boçvarski: Shpresojmë ta kuptojë OBRM-PDUKM sesi duhet të funksionojë një institucion si MBPEU

Maqedonia

Boçvarski: Shpresojmë ta kuptojë OBRM-PDUKM sesi duhet të funksionojë një institucion si MBPEU

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:12
Bllagoj Boçvarski

E përshëndesim interesimin e opozitës për punën në Ministrinë e bujqësisë, pyjeve dhe ujrave, si dhe për ministrin Nikollovski dhe shpresojmë që OBRM-PDUKM do të kuptojë dhe do të mësojë si duhet të funksionojë një institucion në shërbim të qytetarëve dhe bujqve, ka theksuar Bllagoj Boçvarski, nënkryetar i LSDM-së.

”Ja një leksion pa pagesë për PDUKM-në, si vetëm për dy muaj punë zgjidhen problemet me bujqit: Ipaguam prodhuesit e duhanit në shumë prej 25 milion eurove. Vazhduam me pagesën e subvencioneve për sektorët e mbetur bujqësor dhe vetëm për dy muaj Qeveria pagoi 50 milion euro. Shtesë, me ndryshimet e Programeve për mbështetje financiare në bujqësi dhe Programin për zhvillim rural për vitin 2017, siguruam 10 milion euro mbështetje financiare për bujqit.

Nga kjo shumë 2 milion euro janë për prodhuesit e grurit, para me të cilat do t’u ndihmohet për ti kompenzuar dëmet nga fatkeqësitë natyrore.

Prodhuesit e grurit do përfitojnë edhe nga 6.000 denarë shtesë për çdo hektarë. Për elbin janë paraparë 1 denarë shtesë për çdo kilogram. Kemi rritur subvencionet për kultivuesit e rrushit.

Me ndryshimet, këta bujq do të përfitojnë subvencione më të mëdha nga 10% për çdo hektarë me qëllim që të kompenzohen dëmet, kryesisht nga ngrirja e plantacioneve. Për kopshtarët do të ketë shtesë 10 % nga shuma e subvencioneve të tanishme për çdo hektarë, ndërsa për fermerët mbështetja do të jetë përmes rritjes së subvencioneve për 10% në hektarë për prodhimtarië ushqimore. Ose, gjithsej ata janë edhe 2 milion euro shtesë. 6 milionët e mbetura janë për Programën e zhvillimit rural, gjegjësisht për masën për ndihmë për bujqit e rinj dhe për masën për plantacionet shumëvjeçare”.

Ai më tej ka shtuar se në ndërkohë po përgatitet konkurs për paraqitjen e masës për ndihmë për “Bujku i ri”, gjegjësisht për mbështetje financiare prej 10.000 eurove të pakthyeshme.

”I kemi shkurtuar të gjitha harxhimet joproduktive. Shkurtim më të madh ka në pjesën e stoqeve dhe shërbimeve, prej 4 milion denarëve.
Bujqit nga Maqedonia më në fund kanë Qeveri e cila nuk i ndanë me librezë partiake, Qeveri e cila i zgjidh problemet e tyre, Qeveri e cila paratë e qytetarëve i menaxhon ekskluzivisht për nevojat e tyre”, ka deklaruar nënkryetari i LSDM-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat