OBRM-PDUKM: Spasovski nuk mund të ikë nga përgjegjësia

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Spasovski nuk mund të ikë nga përgjegjësia

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:26
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të deputetit të LSDM-së, Pavle Bogoevski, i cili doli në mbrojtje të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, për reformat që po zbaton në MPB.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Spasovski është me faj deri në fyt që policia nën udhëheqjen e tij ka tentuar të vret dy të rinj.

“Oliver Spasovski nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Ndërsa i gjori Pavle Bogoevski po mundohet ta mbrojë. Deri dje deputetit Pavle Bogoevski mundohej t’i gënjejë qytetarët se është kundër dhunës policore, ndërsa tani shihet i brengosur kur policinë e Spasovskit tenton ta paraqesë si profesionale”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se çdo njëri që është me përvojë dhe ka pak imazh e di se puna e papërgjegjshme e Oliver Spasovskit nuk mund të mbrohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat