Spasiq: Vrasja e Bojkut është llogarimarrje klasike nga mafia

Maqedonia

Spasiq: Vrasja e Bojkut është llogarimarrje klasike nga mafia

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 11:38
Bozhidar Spasiq

Prostitutet kanë çmimin e jetës dhe ai u bë kërcënim dhe pengesë për mafiozët më të rinj, kështu ka vlerësuar për median serbe, Bozhidar Spasiq, ish-anëtar i shërbimit jugosllav për Siguri shtetërore, duke komentuar vrasjen e Dilaver Bojku Leku.

”Bojku e përhapi punën dhe ‘biznesin’ më së shumti në Vienë dhe Salzburg. Megjithatë, shërbimi britanez i sigurisë erdhe deri te të dhënmat se ai ka filluar të punojë edhe në Angli. Në këtë mënyrë, mundet edhe të vlerësohet se edhe mafisë bullgare i ka penguar, e cila bën biznes atje. Mafisë serbe nuk i ka penguar, por ka qenë në favor. Ai ka kontrolluar dy drejtimet kryesore ilegale për transport të vajzave, e cila njëra ishte përmes Serbisë, që ka pasur nevojë për shërbimet e mafisë serbe për bashkëpunim të pasaportave të rejshme dhe diçka të ngjashme, që kanë fituar shumë para”, shpjegon Spasiq.

Austria, sipas tij, është kufiri i fundit, ku i është lejuar mafisë shqiptare të futet në biznes me prostitucion.

”Sipas meje, vrasja e Bojkut, është llogarimarrje klasike mafioze dhe goditje për shkak territoreve. Me siguri ka kaluar kufirin të cilët e mbajnë struktura tjera dhe aty nuk ka falje”, ka thënë Spasiq.

Të hënën që kaloi (14 gusht), rreth orës 16:45, në Strugë, pikërisht në restorantin ‘Aqua blue’ në hyrje të qytetit, nga ana e një personi ende të paidentifikuar, u vra Dilaver Bojku Leku, i njohur si tregtarë me femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat