Dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë në Kodrën e Diellit

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 11:50
Kodra e Diellit

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë ngritur padi penale kundër ndërtimit të xhamisë në këtë vend turistik, ndaj ndërtuesit anonim, pasi sipas paditësve nuk dihet se nga kush ndërtohet xhamia. Padia është ngritur muajin e kaluar dhe e njëjta është nënshkruar nga 40 qytetarë.

“Për shkak të shpejtësisë që vazhdojnë këto aktivitete joligjore si dhe dëmet që do të mbeten, kërkojmë nga Prokuroria Publike në Tetovë që urgjentisht të merr masa në kuadër të ligjeve të cilat dalin nga Kodi Penal i Maqedonisë, me çka do të tregohet se respektohet Kushtetuta dhe ligjet në Maqedonisë”, thuhet në padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Tetovës.

Nga Prokuroria shkurt janë përgjigjur se po ndërmarrin masa në lidhje me padinë e dorëzuar.

“Prokuroria Themelore Publike – Tetovë ka pranuar padinë penale dhe është në fazën e kontrollimit. Për këtë qëllim Prokuroria është drejtuar tek sektori për urbanizëm dhe inspektim në Komunën e Tetovës me kërkesë për sigurim të informacioneve të nevojshme. Pasi të marrin informacionet, më tej do të vendosim për padinë”, thonë nga PTHP Tetovë.

Xhamia në Kodrën e Diellit filloi të ndërtohet gjatë muajit maj të këtij viti, ndërsa muajin e ardhshëm kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi, në prani të besimtarëve vendosi gurthemelin.

Nga Inspektorati në Tetovë për TV Telma, thonë se nuk mund të ndërmarrin aktivitete për rrënimin e objektit, pasi nuk kanë leje për një gjë të tillë nga Komuna e Tetovës.

Deri tani janë ndërtuar dy kate të xhamisë, ndërsa planifikohet që ajo të jetë me tre kate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat