Nesër mbahet Maratona e 31-të e notit në Liqenin e Ohrit

Maqedonia

Nesër mbahet Maratona e 31-të e notit në Liqenin e Ohrit

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 10:51
Ilustrim

22 notues, prej të cilëve 15 janë meshkuj dhe shtatë në konkurrencën femra, janë paraqitur në Maratonën e 31 të notit, e cila mbahet ditën e nesërme, 19 gusht, në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Notuesit do të garojnë prej te ‘Klime Savin’ nga ‘Sveti Naum’ deri te porta e e Qytetit në Ohër, me gjatësi prej 30 KM.

Maratona e Ohrit është e parafundit nga katër garat e parashikuara në ujëra të hapura që mbahen në kuadër të serisë Gran-pri të Federatës Botërore të Notit.

Organizator kryesor i kësaj maratone është Komuna e Ohrit, në bashkëpunim me FNM dhe Agjencinë për të Rinj dhe Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat