Nga 20, trembëdhjetë parti ishin “për” shkarkimin e Zvërlevskit

Maqedonia

Nga 20, trembëdhjetë parti ishin “për” shkarkimin e Zvërlevskit

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 11:38
Marko Zvërlevski

Nga 20 parti të cilat janë në parlament, vetëm trembëdhjetë prej tyre kanë votuar për shkarkim të Marko Zvërlevskit nga pozita e prokurorit publik.

Deputetët e shtatë partive tjera, pjesë e koalicionit VMRO-DPMNE lëshuan sallën e kuvendit dhe refuzuan të votojnë edhe pse me javë të tëra bllokuan seancën me replika dhe kundër-replika.

Shkarkimi i Zvërlevskin fitoi vetëm një votë nga PDSH dhe Lëvizja BESA, edhe pse që të dyja kanë më shumë deputetë.

BESA edhe pse mund të siguronte 5 vota, ajo nëpërmjet deputetit të saj Afrim Gashi “për” shkarkimin e Zvërlevskit dha vetëm një votë.

Në Kuvend rrallë mund të shihet deputeti i BDI-së, Ali Ahmeti, mirëpo ai dje ishte aty. Të gjithë deputetët e partive qeveritare, BDI dhe LSDM ishin të pranishëm dhe votuan “për” shkarkimin e Zvërlevskit.

Në shkarkimin e Zvërlevskit kontribuuan edhe disa parti të tjera më të vogla në përbërje përfshirë edhe koalicionin Aleanca për Shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat