Xhaferi: Pas pushimeve do të ketë qasje të re të funksionimit të Kuvendit

Maqedonia

Xhaferi: Pas pushimeve do të ketë qasje të re të funksionimit të Kuvendit

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 12:54
Talat Xhaferi

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ka deklaruar se ai deri tani ka qenë shumë i qetë dhe ka lejuar që qytetarët të shohin dhe të kuptojnë se kjo punë nuk çon askund. Xhaferi gjithashtu më tej shprehet se pas pushimeve, ai do të ketë një qasje më ndryshe në lidhje me funksionimin e Kuvendit.

“Sipas natyrës jam shumë durimtar dhe mund të dëgjoj gjithçka që është në suaza të debatit. Ofrova një kohë të caktuar dhe qytetarët e kuptuan se kjo punë nuk çon askund.

Dhe për këtë shkak mendoj se pas pushimeve, do të ketë një qasje të re në lidhje me funksionimin e Kuvendit”, ka thënë Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat