Janë sulmuar policë në Gostivar

Maqedonia

Janë sulmuar policë në Gostivar

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 14:00
Ilustrim

Janë sulmuar policë dje në Gostivar derisa i kanë kryer detyrimet zyrtare, deklaroi MPB Tetovë, njofton Portalb.mk.

Njëri sulm është regjistruar rreth orës 11 e 30 në rrugën “Braqa Gjinovski”, ndërsa tjetri rreth orës 19-të në udhëkryqin e rrugicave “Braqa Gjinovski”. Sulmuasit janë J.I (21) dhe K.M(23) të dy nga Gostivari. Ata tashmë janë arrestuar dhe kundër tyre është ngritur paraqitje përkatëse.

“Të dy policët nga Zyra e Jashtme për punëve kriminele janë sulmuar nga 21 vjeçari i Gostivarit J.I i njohur për vepra penale së pari e ka sulmuar njërin polic pastaj tjetrin dhe pas kësaj është dërguar në stacionin policor Gostivar. Pas asaj rreth orës 19 edhe K.M e ka sulmuar një polic”, deklaroi zëdhënësi i MPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Që nga fillimi i vitit në rajonin e Pollogut janë regjistruar katër sulme të tilla, dy në Tetovë dhe dy në Gostivar. Ka pasur edhe 16-të raste të ofendimit të policëve, shtatë në Tetovë dhe nëntë në Gostivar, kryerësit janë përballur me akuza për kundërvajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat