Ja kush do ta zëvendësoj prokurorin famëkeq Markon Zvërlevski

Maqedonia

Ja kush do ta zëvendësoj prokurorin famëkeq Markon Zvërlevski

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 16:32
Zvërlevski

Deri në emërimin e zëvendësit të Zvërlevskit, sipas radhitjes vjetore, prokurorja Liljana Spasovska do të kryej detyrën e prokurorit Publik. Nga prokuroria Publike kumtuan se Spasovska është vendosur si nënkryetare në rast të pengesave apo mungesës së prokurorit publik shtetëror.

Ndërkohë gara për të zënë funksionin e Prokurorit Publik veç më ka filluar. Ndër emrat më të përfolur që do e zëvendësojnë Zvërlevskin janë avokatë dhe ish prokurorë, ndër të cilët edhe ish prokurori Aleksandar Nakov, Zvonko Davidoviç dhe Aleksandar Tortevski të cilët kandidimin e tyre për Prokuror Publik e publikuan në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale.

Gjatë paradites së sotme, Këshilli i prokurorëve Publik dorëzoi deri në Qeveri arsyetimin e tyre për shkarkimin e Zvërlevskit, në të cilin ndër të tjera thuhet se shkarkimi i Zvërlevskit erdhi edhe si pasojë e sjelljes dhe veprimeve të tij përmes së cilave ka treguar se nuk është në gjendje ta kryej funksionin e tij, për shkak të mos parashtrimi të kërkesës për inicimin e procedurave penale për raste të parapara me ligj dhe për shkak të shkatërrimit të reputacionit të funksionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat