Nënshkruhet Deklarata e përbashkët për bashkëpunim në mes Maqedonisë dhe Norvegjisë

Maqedonia

Nënshkruhet Deklarata e përbashkët për bashkëpunim në mes Maqedonisë dhe Norvegjisë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 16:40
Takimi Dimitrov-Brende

Sot ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka rumbullaksuar turneun e tij në shtetet skandinave. Ai ka qëndruar sot për vizitë pune në Norvegji, ku është takuar me kolegun e tij, Borge Brende, kumton MPJ e Maqedonisë.

Në një takim të ngrohtë dhe përfitues ishte theksuar vazhdimi i bashkëpunimit dhe partneritetit në mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë.

Dimitrov ka përshëndetur faktin që Norvegjia e mbështet Maqedoninë për një shpresë të re dhe fillim të ri dhe se kjo vizitë rajonale përmbyllet me nënshkrimin e Deklaratës për mbështetje konkrete të çështjeve reformative të Maqedonisë.

MPJ e Norvegjisë sot njoftoi Thirrjen publike për ndihmë të reformave, drejt përforcimit të Maqedonisë në eurointegrime.

Vizita në Osllo është e një rëndësie të madhe për rajonin, ku përveç Norvegjisë, u vizituan Danimarka, Suedia dhe Finlanda, kumtojnë nga MPJ e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat