LSDM: Komisioni Antikorrupsion – dëshmi për partizimin e institucioneve nga ana e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

LSDM: Komisioni Antikorrupsion – dëshmi për partizimin e institucioneve nga ana e VMRO-DPMNE-së

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 18:53
Komisioni për Antikorrupsion

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) është sinonim i institucionit shtetëror të robëruar dhe keqpërdorur nga ana e VMRO-DPMNE-së, ndërsa dëshmi e fundit për këtë është aksioni i tyre i pasuksesshëm që të pengojnë shkarkimin e Marko Zvërlevskit dhe të mbrojnë krimin e VMRO-DPMNE-së, porosit LSDM-ja në reagimin ndaj konferencës së sotme për shtyp të Trajçe Dimkovit nga VMRO-DPMNE-ja.

Dimkov, sot në pres-konferencën partiake theksoi se procedura për shkarkim të prokurorit publik Marko Zvërlevski në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është plotësisht joligjore, ndërsa këtë, siç tha e ka konfirmuar edhe Komisioni për antikorrupsion.

“Në vend që të ndalojnë korrupsionin, krimin dhe keqpërdorimet, Komisioni gjatë viteve të kaluara ka punuar në mënyrë selektive, joprofesionale dhe ekskluzivisht në mbrojtje të krimit dhe korrupsionit të VMRO-DPMNE-së. Me mos-procedimin e qindra paraqitjeve, skandaleve dhe dyshimeve për krim, komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit u shndërrua në bashkëpjesëmarrës në qeverisjen kriminale të VMRO-DPMNE-së”, thuhet në reagimin nga LSDM-ja.

Puna e deritanishme e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, shtohet,  është dëshmi për partizimin e madh të institucioneve nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe e konfirmon nevojën për procesin e filluar të çlirimit dhe profesionalizimit të institucioneve shtetërore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat