Bardhyl Destani, kandidat i PDSH-së për Likovë

Maqedonia

Bardhyl Destani, kandidat i PDSH-së për Likovë

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 01:02
Bardhyl Destani

Dega e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Likovë, mbajti Kuvendin e saj, me c’rast u zgjodh kandidati për Kryetar komune, bartësi i listës, si dhe kandidatët për këshilltarë, për zgjedhjet lokale të 15 Tetorit.

Punimet e kuvendit i ndoqi Kryetari i partisë Menduh Thaçi, struktura partiake e degës si dhe
mysafir të tjerë.

Kuvendi i degës propozoi dhe e zgjodhi Bardhyl Destanin si kandidat për Kryetar për komunën
e Likovës, si dhe Ragmi Isufin për bartës së listës.

Kandidati i PDSH-së, për kryekomunar të Likovës, Bardhyl Destani në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ka pranuar me dëshirë kandidaturen që për të paraqet një përgjegjësi dhe obligim, si dhe njëkohësisht kërkoi nga bashkëpunëtorët që të vazhdojnë të punojnë së bashku me intensitet edhe më të madh deri në ngadhënjimin e projektit kombëtar të PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat