Fshati shqiptar në Krushevë rrethohet nga zjarri, banorët: dikush qëllimisht e ka ndezur!

Maqedonia

Fshati shqiptar në Krushevë rrethohet nga zjarri, banorët: dikush qëllimisht e ka ndezur!

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 10:33
Zjarri

Disa persona janë lënduar në një zjarr të fuqishëm që ka përfshirë një zonë malore në fshatin  Bellushinë të Krushevës.

Sipas banorëve lokal, zjarri fillimisht është aktivizuar në malin rreth fshatin me c’rast ka  përfshirë edhe disa kullose ndërsa flakët janë përhapur edhe deri tek shtëpitë për rreth ku  edhe kanë pësuar disa banorë në përpjekje për të shuar zjarrin.

Banorët dyshojnë që zjarri të vënë me qëllim nga persona të panjohur. Banorët sipas fotografive të siguruara duken duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Përveç Bellushinës së Krushevës, me banorë shqiptarë janë edhe fshatrat Presillë, Alldançe, Borinë, Sazhdevë, Jakrenovë, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat