Nevojitet konsensus për çështjet e integrimeve evropiane

Maqedonia

Nevojitet konsensus për çështjet e integrimeve evropiane

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 12:57
Pamje nga takimi

Sot, Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani realizoi takim pune me drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer, Johannes Rey.

Siç informojnë nga Shërbimi për informim i Sekretariatit për çështje evropiane, në këtë takim Osmani e ka informuar drejtorin Rey për klimën e re politike në vend, përqëndrimin e Qeverisë së re drejt integrimeve evropiane, zbatimin e Planit 3-6-9, dinamikën e re politike të krijuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe miratimin e Propozim-ligjit të ri për gjuhët me të cilin, siç thuhet në kumtesë, përmbyllet edhe pika e fundit e hapur nga Marrëveshja e Ohrit.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se Fondacioni Konrad Adenauer mundet në mënyrë të dretpërdrejtë të përkrahë edhe Qeverinë edhe partitë politike nga të gjitha anët e spektrit politik që të punojnë sëbashku në realizimin e reformave të cilat janë në interes kombëtar, për të cilat është i nevojshëm konsensus i partive politike.

Osmani dhe Rey kanë biseduar për sferat në të cilat mund të përparohet bashkëpunimi në drejtim të përkrahjes së procesit të inegrimit evropian të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat