BDI në Studeniçan garon me ish deputetitn Femi Jonuzi

Maqedonia

BDI në Studeniçan garon me ish deputetitn Femi Jonuzi

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 13:16
BDI

Ish-deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Femi Jonuzi, do të jetë kandidat i BDI-së për Komunën e Studeniçanit në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Një vendim të tillë e mori kryesia e BDI-së dhe lideri i saj Ali Ahmeti në kordinim me degën e BDI-së Kashiakë dhe kryetarin e saj, Muhamed Ramadanin.

Prpozimi që Femi Jonuzi të jetë kandidatë i BDI-së për Komunën e Studeniçanit është mbështetur unanmisht nga strukturat partiake të BDI-së në Karshiakë dhe kryesia qendrore.

Ndryshe, Femi Jonuzi është njëri nga iniciatorët dhe organizatorët e celulave të para të UÇK-së, ka qenë ish-deputet dhe një aktivistë devotshëm i aktiviteteve kombëtare në Karshiakë e më gjërë. Ka qenë edhe gjenerata e parë e studentëve të Universitetit të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat