Ngjitje në Korab, kushtuar pacientëve me sëmundje të rralla

Maqedonia

Ngjitje në Korab, kushtuar pacientëve me sëmundje të rralla

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 14:19
Korab

Ngjitja tradicionale në majën më të lartë në Maqedoni - Korabin e Madh do të mbahet sot në organizim të Shoqatës së alpinistëve Korab, që në majë do ta vendosin flamurin e Shoqatës së qytetarëve për sëmundje të rralla "Jetë me sfida".

Nga Shoqata informojnë se e vazhdojnë traditën e pjesëmarrjes në ngjitjen në Korabin e Madh, që mbahet me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Vendosja e flamurit në Korab, sipas Shoqatës, është aktivitet simbolik që mbahet për ngritjen e vetëdijes publike lidhur me sëmundjet e rralla në Maqedoni dhe sfidat me të cilat përballen njerëzit me sëmundje të rralla dhe familjet e tyre në jetën e përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat