Qeveria i hap dyert për qytetarët gjatë manifestimit qendror për 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë

Maqedonia

Qeveria i hap dyert për qytetarët gjatë manifestimit qendror për 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 15:14
Qeveria e Maqedonise

Shënimi i Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori këtë vit do të bëhet nën moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”. Manifestimi qendror do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë dhe brenda saj më 7 Shtator në orët e pasditës dhe mbrëmjes.

“I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të jenë mysafir të Qeverisë së Republikë së Maqedonisë. Qeveria do të jetë e hapur për të gjithë”, deklaroi në konferncën për shtyp të Qeverisë, zëdhënësi Mile Boshnjakovski dhe tha se në suaza të manifestimit qendror që përfshin më shumë ngjarje, do të ketë fjalim edhe kryeministri Zoran Zaev.

Aktivitetet me rastin e Ditës së pavarësisë do të zhvillohen gjatë tre ditëve, më 6, 7 dhe 8 shtator.

Më 6 shtator do të mbahet aktivitet sportiv në Skelën e lumit Vardar në organizim të Agjencisë për të rinj dhe sport me titull “vrapo, luaj, aktivizohu” që përfshin aktivitete sportive dhe aksion ekologjik për pastrime në afërsi të lumit Vardar.

Gjatë 7 shtatorit do të ketë aktivitete të ndryshme si pjesë të manifestimit qendror që do të fillojë në ora 17:30, ndërsa më 8 shtator delegacioni qeveritar në krye me Zoran Zaev do të vendosë kurora lulesh te varret e Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat