OBRM-PDUKM: LSDM e shfrytëzon Kuvendin për marketing politik

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM e shfrytëzon Kuvendin për marketing politik

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 16:09
OBRM-PDUKM

Shumica parlamentare në krye me LSDM-në, e shfrytëzon Kuvendin e Maqedonisë vetëm për marketing politik në prag të zgjedhjeve lokale, e jo për zgjidhje të problemeve reale të qytetarëve, reagojnë nga OBRM-PDUKM në kërkesën e grupit parlamentar të LSDM që partitë opozitare të përkrahin ndryshimet ligjore të propozuara nga shumica parlamentare.

“LSDM duhet ta kuptojë se deputetët janë të zgjedhur nga populli për të punuar në interes të tyre, e jo në interes të partisë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se nëse Qeveria e LSDM dhe shumica e tyre parlamentare me të vërtetë kujdesej për përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve të vendit, ata do të kishin pranuar propozim-ligjet e dorëzuara nga ana e OBRM-PDUKM-së, si dhe amandamentet që dalin si kërkesa të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat