Kryeministri Zaev viziton Qendrën përkujtimore të Holokaustit

Maqedonia

Kryeministri Zaev viziton Qendrën përkujtimore të Holokaustit

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 17:56
Kryeministri Zoran Zaev

Në kuadër të vizitës në Izrael, delegacioni qeveritar i Maqedonisë, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, sot e vizitoi Qendrën përkujtimore të Holokaustit në Jerusalem.

“Në emër të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, në emër të Qeverisë por edhe në emrin e tij personal, kryeministri Zaev shfaqi respekt ndaj qytetarëve të vdekur dhe porositi që asnjëherë të mos përsëritet”, kumtoi Shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Pas takimit që sot realizoi me kryetarin e Izraelit, Reuven Rivlin, për sot janë planifikuar edhe fjalime të Zaevit në Këshillin izraelit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe në Biznes forum, organizues është Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat