Gruevski: Të vazhdojnë investimet e huaja në Maqedoni

Maqedonia

Gruevski: Të vazhdojnë investimet e huaja në Maqedoni

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 18:05
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot në konferencën për shtyp apeloi deri te Qeveria e re të vazhdojë me bisedat me investitorët e huaj dhe të tërheqë investitorë të rinj që do të krijojnë vende të reja pune.

“Apeloj deri te Qeveria që të vazhdojë me hapjen e vendeve të reja të punës edhe nëpërmjet kompanive vendase, edhe me investime të huaja”, tha Gruevski. Sipas tij, kompanitë e huaja që hapën kapacitete të tyre në Maqedoni, në mënyrë të dukshme kanë ndikuar në uljen e papunësisë në Maqedoni, nga 38 për qind në 22.9 për qind, kur OBRM-PDUKM lëshoi Qeverinë.

Si tepër të dëmshme ai e vlerësoi vendimin për deklasifikimin dhe shpalljene subvencioneve që ofrohen për kompanitë e huaja në Maqedoni, duke thënë se me këtë vendim Qeveria e dëmton nivelin konkurues të shtetit në krahasim me shtetet tjera fqinje dhe rajonale, të cilët poashtu garojnë për të tërhequr investitorë të huaj.

Si sinjal tjetër brengosës, Gruevski e vlerësoi tërheqjen e 33 promovuesve për investime nga Evropa, Amerika dhe Azia, si dhe paralajmërimin se Maqedonia më nuk do të reklamohet në CNN dhe media tjera botërore pasi që konsiderohen shpenzim i panevojshëm për vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat